75 Mall Live Search
11:12 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / L A

Haradinaj kritikon sjelljen e Deharit: Po sillet në mënyrë të çuditshme, po tenton ta ndalë fjalën e deputetëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër sjelljen e udhëheqësit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke e quajtur të çuditshme dhe të papranueshme mënyrën se si po e menaxhon seancën plenare..

“Na ftohemi çdo 48 orë, sjellja e Deharit është e çuditshme, nuk e kuptojmë se në çfarë logjike sillet ashtu. Ajo panika e tij që me ja ndal fjalën deputetëve se po bëhet nami që një deputet po e shtojka një fjalë në foltore është e turpshme,” tha Haradinaj.

Ai shtoi se situata aktuale e krijuar në Kuvend është pasojë e mungesës së vullnetit për zgjidhje dhe e ndikimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne varemi nga Kurti ose mashtruesi, ne nuk e kemi. Ne i kemi dhënë mbështetjen ndonjë kandidature unifikuese. Po vërehet se ai e ka nda mendjen me bë keq e ma keq për Kosovën,” u shpreh Haradinaj.