75 Mall Live Search
12:22 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / L A

Llapi rikthen Adem Maliqin në skuadër

Llapi ka bërë transferimin e tyre të radhës për këtë afat kalimtar.

Bëhet fjalë për anësorin, Adem Maliqi i cili u transferua nga Suhareka pas vetëm një sezoni.

Për Maliqin është një rikthim i bujshëm pasi që kishte luajtur edhe më parë për Llapin, ku ishte pjesë e asaj skuadre që fitoi Kupën e Kosovës në vitin 2022.

Maliqi, kishte bërë 21 paraqitje me Suharekën ku shënoi vetëm 1 gol dhe 1 asist.

Ai nuk arriti të ndihmonte Suharekën që të shmangte rënien nga Superliga, pasi që përfunduan në pozitën e parafundit në tabelë./IndeksOnline/