75 Mall Live Search
15:06 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / L A

Rashford shumë afër Barcelonës

Marcus Rashford do të largohet nga Manchester Unitedi.

Anglezi nuk shihet si pjesë e formacionit bazë të trajnerit portugez, Ruben Amorim dhe ka shprehur vetë se dëshiron të largohet.

Dhe anglezi ka gjetur tashmë klubin e tij, me Barcelonën e cila është shumë afër transferimit të tij.

Sipas gazetarit David Ornstein, ai pritet t’i bashkohet Barçës në formë huazimi me të drejtë blerje.

Rashford, gjatë këtyre muajve kishte qenë i huazuar te Aston Villa, ku bëri 17 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 6 asistime./IndeksOnline/