KRU “Prishtina” tregon arsyen e rëndimit të furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se ku është problemi që shumë prej tyre po kanë telashe me furnizim e ujë.
Sipas KRU “Prishtina”, kyçjet ilegale në rrjetin e ujësjellësit po rëndojnë sistemin e furnizimit, shkruan IndeksOnline.
Prandaj, nga kjo kompani po kërkojnë bashkëpunim nga ana e konsumatorëve.
“Përgjigje në formë njoftimi ku thuhet se,” Veterniku është më shumë pa ujë e ju kërkoni bashkëpunim”!!!!
Pikërisht për këtë kërkohet bashkëpunim nga ana e konsumatorëve, sepse pikërisht lidhjet ilegale po ua rëndojnë furnizimin me ujë konsumatorëve të përgjegjshëm.
Pra, pikërisht lidhjet ilegale e rëndojnë furnizimin me ujë dhe shpërndarja e barabartë e ujit ngecë!” deklaron KRU “Prishtina”./IndeksOnline/