75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / MSH

Martohet këngëtarja e njohur, vëmendjen e merr fustani i Dua Lipës

Këngëtarja e njohur Charli XCX i ka dhënë fund beqarisë!

Ajo është martuar sot me të dashurin e saj, George Daniel, në një ceremoni të vogël martesore, shkruan IndeksOnline.

Përveç familjarëve, prezent kishte edhe miq të ngushtë të çiftit, përfshirë edhe këngëtarën e famshme shqiptare, Dua Lipa.

Por, si rrallë herë, Dua u kritikua për paraqitjen e saj.

Nga fotografitë që po qarkullojnë në rrjete sociale, fansat kanë vënë re që fustani i Duas është pothuajse i bardhë, e që në dasma është bërë traditë që ngjyrë të bardhë duhet të veshë vetëm nusja.

Të tjerë e mbrojnë artisten, duke thënë se fustani është ngjyrë lejla, por vetëm se po reflekton asisoj.

Sido që të jetë, bukuria e Duas në atë fustan dhe sharmi i saj janë të pamohueshëm./IndeksOnline/

Image
Image