75 Mall Live Search
08:57 / E Diele, 20 Korrik 2025 / L A

Messi dhuron spektakël në MLS, shkatërron New York Red Bulls

Inter Miami i është rikthyer fitoreve në MLS.

Pas humbjes ndaj Cincinnatit të mërkurën, Inter Miami arriti t’i rikthehet fitoreve me Lionel Messi që dhuroi spektakël në fitoren e thellë 5-1 ndaj New York Red Bulls.

Lionel Messi arriti të shënonte 2 gola dhe bëri 1 asist për Jordi Albën.

Për Inter Miami realizoi po ashtu 2 gola dhe Segovia, ndërsa të vetmin për skuadrën kundërshtare e realizoi gjermani, Alexander Hack.

Inter Miami, aktualisht gjendet në pozitën e 5-të në Konferencën Lindore, ku kanë gjithsej 41 pikë./IndeksOnline/