Flet Usyk pas fitores: Vetëm sportistët amatorë kanë nevojë për motivim

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk arriti një fitore të rëndësishme mbrëmë në “Wembley”.
Ai mposhti britanikun, Daniel Dubois duke u shpallur kështu përsëri kampion i peshave të rënda të IBF, duke e shtuar në koleksionin e tij të titujve.
I pyetur se si arriti të vazhdonte të garonte me një entuziazëm të tillë në moshën 38 vjeç, Usyk u tha gazetarëve: “Nuk kam motivim, kam disiplinë”.
“Motivimi është i përkohshëm. Sot e ke, nesër zgjohesh herët dhe nuk e ke më. Kur zgjohem herët në mëngjes për stërvitje, nuk kam kurrë motivim, kam vetëm disiplinë. Vetëm sportistët amatorë kanë nevojë për motivim. Motivimi është i mirë, por disiplina është më e mirë”, deklaroi Usyk.
Mbetet të shihet se kush do të jetë kundështari i radhës për ukrainasin, i cili është ende i pamposhtur./IndeksOnline/