75 Mall Live Search
14:31 / E Diele, 20 Korrik 2025 / L A

Mbeumo mbërrin në Manchester për të kryer vizitat mjekësore

Bryan Mbeumo do të jetë blerja e re e Manchester Unitedit.

Kamerunasi, është transferuar nga Brentfordi dhe shihet si një nga përforcimet e radhës për sezonin e ri.

Në një foto të publikuar në “X”, Mbeumo shihet në qendrën stërvitore të skuadrës në Carrington, ku përfundoi vizitat mjekësore si dhe nënshkroi kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”.

Mbeumo, ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Unitedin, të cilët paguan rreth 70 milionë paund për të.

Mbeumo, sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët më të mirë të Brentfordit, ku i cili shënoi 20 gola dhe 9 asistime në 42 paraqitje./IndeksOnline/