Kosova e teta në Kampionatin Evropian U-20 të Basketbollit

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë U20 te meshkujt, është renditur përfundimisht e teta në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Ky ishte suksesi më i madh te grupmoshat e reja, që nga pranimi i Kosovës në FIBA.
Në sfidën për vendin e shtatë, Dardanët e rinj pësuan nga Irlanda me rezultat 74:47.
Përballja u vendos qysh në pjesën e parë, ku irlandezët ishin më të mirë dhe në pjesën e dytë ruajtën epërsinë e lartë të krijuar.
Te Dardanët e rinj, më i dalluari ishte Rron Dahsyla, i cili kishte 11 pikë te Kosova.
“Kujtojmë se, Dardanët kishin tri fitore radhazi në grup, duke mundur Suedinë, Shqipërinë dhe Hungarinë, derisa pësuan nga Turqia. Në çerekfinale pësuan nga Zvicra, e më pas për vendet 5-8 nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës.