Tri raste të armëmbatjeve pa leje brenda 24-orëve

Brenda intervalit kohor prej 24-orësh në vendin tonë janë raportuar tri raste të armëmbatjeve pa leje.
Dy raste ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, më saktësisht në Prishtinë dhe Lipjan ndërsa rasti i tretë ka ndodhur në Dragash.
Rastet e raportuara:
· Lipjan 20.07.2025, NN. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gas cal. 9mm, një karikator, 25 fishekë dhe 21 gëzhoja. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
· Prishtinë 20.07.2025, 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë me gaz, një karikator dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dragash / 17.07.2025 – 15:33. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më 20.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se një ditë më parë kishin shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri me gaz dhe tri gëzhoja të fishekëve. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.