75 Mall Live Search
11:13 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / k.v

Protestë e veçantë para kuvendit/ Avokati Arianit Koci pret flokët në shenjë revolte

Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakontë, transmeton IndeksOnline.

Në shenjë revolte për moskonstituimin e kuvendit, ai ka prerë flokët publikisht para hyrjes së institucionit.

Me këtë akt simbolik, Koci ka shprehur zhgënjimin dhe pakënaqësinë e tij ndaj klasës politike për dështimin që kuvendi të nisë punën, pavarësisht kalimit të afateve ligjore dhe pritjeve të qytetarëve.

Protesta e tij ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe kalimtarëve, ndërsa avokati është shprehur se ky ishte një akt i vetëdijshëm për të ngritur zërin në mënyrë paqësore dhe simbolike.

Ai nuk përjashtoi edhe veprime të tjera të ngjashme nëse institucionet vazhdojnë të neglizhojnë obligimet e tyre./IndeksOnline/