75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 21 Korrik 2025 / H F

Gashi përmend listën e zezë kur flet për Limajn: LDK-ja s’e voton

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha para mediave se partia në të cilën ai bën pjesë nuk e voton Fatmir Limajn për kryetar të kuvendit.

Ai tha se situata është e komplikuar për kryetar të kuvendit për Fatmir Limajn, megjithatë theksoi se LDK-ja nuk ia jep votën.

“Çdo takim mes kryetarëve të partive politike konsideroj se është pozitiv, shpresoj që të gjendet një zgjidhje. Nuk e votojmë Limajn. Mendoj se është situatë e komplikuar për kryetar te kuvendit për Limajn. Po këto problemet që i ka, në listë të zezë dhe e bëjnë pak më problematike për një kryetar të kuvendit”, u shpreh Gashi para fillimit të seancës.