75 Mall Live Search
09:13 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / mp

Mitrovicë e Veriut: Arrestohen dy persona, dyshohen për dhunë ndaj prindit të tyre

Policia ka njoftuar se është raportuar për një rast të dhunës në familje në Mitrovicën e Veriut.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën në orën 16:00, teksa thuhet se dy meshkuj janë arrestuar për dhunë ndaj prindit të tyre.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë kanosur prindin e tyre”.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha PK-ja.