75 Mall Live Search
16:26 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / Z S

Zemaj: Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me situatën në të cilen ndodhet vendi.

Zemaj ka thënë se tashmë në Kosovës po jetohet nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar.

Postimi i plotë:

Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!

▪️E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.

▪️E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.

▪️U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.

▪️Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin.

Por ajo që nuk e ndalin kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret “nën tavolinë”!

Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit!/Indeksonline/