75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / k.v

Banja e Kllokotit – Destinacioni ideal për shëndet dhe relaks

Në zemër të natyrës së qetë dhe të gjelbër të Kllokotit ndodhet një nga vendet më të veçanta për trajtim dhe pushim në Kosovë – Spitali Special për Terapi Fizikale me Rehabilitim “Banja e Kllokotit”.

Ky institucion shëndetësor është më shumë se një banjë – është një vend ku pacientët rigjejnë forcën fizike, qetësinë mendore dhe harmoninë e jetës. Banja e Kllokotit njihet për ujërat e saj të pasura me minerale, të cilat kanë veti të jashtëzakonshme shëruese.

Në këtë ambient të qetë dhe mikpritës, pacientët trajtohen nga ekipe profesionale të përbëra nga mjekë fiziatër, neurologë, internistë, neuropsikiatër, mjekë të përgjithshëm dhe rreth 40 fizioterapeutë të kualifikuar.

Krahas tyre, një numër i madh i personelit ndihmës kujdeset për akomodimin, ushqimin, higjienën dhe të gjithë procesin e rehabilitimit. Banja ofron trajtime të personalizuara për secilin pacient, me synim përmirësimin e gjendjes fizike, rikthimin e lëvizshmërisë dhe rritjen e cilësisë së jetës.

Ky spital special është një vend ku pacientët jo vetëm trajtohen, por edhe motivohet që të arrijnë formën më të mirë të vetes përmes terapisë fizikale dhe përkujdesjes së vazhdueshme.

Në Banjën e Kllokotit, gjithçka është në funksion të shërimit dhe mirëqenies suaj. Tani që sezoni ka filluar, është momenti ideal për të vizituar këtë qendër moderne dhe të besueshme.

Lokacioni: Kllokot Kontakti: 045 935 935 / 044 935 935

Mirësevini në Banjën e Kllokotit – aty ku shëndeti dhe qetësia ecin bashkë.