75 Mall Live Search
10:03 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / FR

Rasti “Banjska”: Prokurori kërkon mbylljen e seancës, shkak ndjeshmëria e deklaratave të dëshmitarit

Gjykimi kundër tre të akuzuarve për terrorizëm dhe vepra të rënda penale në rastin “Banjska”, ku mbeti i vrarë një rreshter i Policisë së Kosovës në shtator 2023, ka vazhduar sot.

Sipas gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, seanca gjyqësore ka nisur, mirëpo prokurori ka kërkuar që ajo të vazhdojë e mbyllur.

Arsye për këtë, sipas prokurorit, janë deklaratat e ndjeshme nga dëshmitari Veljo Iliq.

Të akuzuarit që janë duke u gjykuar janë Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.

Kujtojmë se disa zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë dëshmuar për natën tragjike.