75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 24 Korrik 2025 / k.v

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë personi i kërkuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi të kërkuar nga shteti i Gjermanisë në Republikën e Kosovës.

Njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve nga Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë, mbrëmë ka bërë pranimdorëzimin e shtetasit L. M., mashkull, 27 vjeç, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Personi i ekstraduar ishte subjekt i një urdhërese gjyqësore për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, për të cilën është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim. Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vazhduar vuajtjen e dënimit.

Operacioni është përmbyllur pa incidente dhe është zhvilluar në përputhje të plotë me standardet profesionale dhe ligjore.

Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë me përkushtim bashkëpunimin ndërkombëtar dhe angazhimin për zbatimin e ligjit, me qëllim forcimin e sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë.