Kampioni i shtatëfishtë i Kosovës në boks ia mësyn garës për asamble komunale, i bashkohet Lidhja për Prishtinën

Që nga sot Gazmend Gashi, kampion i shtatëfishtë i Kosovës në boks do të jetë pjesë e partisë Lidhaj për Prishtinën.
Ai do të garojë edhe për zgjedhjet komuanle si asmbalesit më 12 tetor.
Kjo është bërë e ditur nga Fehmi Kupina përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Postimi i plotë:
Gazmend Gashi, kampion i shtatëfishtë i Kosovës në boks. Një shembull i sportistit të suksesshëm, i cili i arriti kulmin me punë e disiplinë.
Ai nuk u ndal me kaq. Themeloi dhe menaxhon Qendrën e Arteve Marciale “Cellactive” në Prishtinë, duke promovuar një stil te jetës së shëndetshme. Aty Gazmendi trajnon gjeneratat e reja dhe kampionët e rinj. Deri tani disa fëmijë nga Qendra e tij janë bërë kampion të Kosovës. Gazmendi ka të fituar edhe disa turne ndërkombëtar.
Si Magjistër i Shkencave të Edukimit Fizik dhe Sportit e kampion i shumëfishtë i Kosovës, Gazmendi do t’i ngritë politikat sportive të Kryeqytetit në tjetër nivel.