75 Mall Live Search
10:09 / E Premte, 25 Korrik 2025 / k.v

Një gruaje në Prishtinë i grabitet lira e arit, arrestohet në flagrancë i dyshuari

Një rast grabitjeje ka ndodhur të enjten pasdite në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë, ku një person ka arritur ta grabiste një lirë ari nga një grua, por është arrestuar menjëherë nga policia, transmeton IndeksOnline.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 korrik, rreth orës 16:30. I dyshuari është kapur në flagrancë nga njësitë policore, menjëherë pas aktit të grabitjes.

Viktima është një femër kosovare, e cila ka raportuar se i është grabitur një lirë prej ari. Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka konfirmuar se po vazhdojnë hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, ndërkohë që theksojnë angazhimin për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e rasteve të tilla në zonat urbane./IndeksOnline