75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 25 Korrik 2025 / mp

Një shtetase turke me fëmijën e saj ndalohen në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se paraqiti pasaportat fallse

Një shtetase turke së bashku me fëmijën e saj, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve.

“E dyshuara shtetase turke së bashku me fëmijën e saj shtetas turk, në shkuarje nga ANP-ja ka prezantuar dokumente/pasaporta të Turqisë me viza, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Gjatë procedurës së daljes nga vendi, e dyshuara ka prezantuar pasaporta turke me viza që dyshohet se janë të falsifikuara. Pas konsultimit me prokurorin përkatës, dokumentet janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt ligjore”, thuhet në raportin e policisë.