Memli Krasniqi takohet me ambasadorët e huaj para seancës së 53-të të kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është parë sot duke u takuar me përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë, vetëm pak minuta para mbajtjes së seancës së 53-të të Kuvendit të Kosovës.
Takimi vjen në një kohë kur skena politike në vend po përballet me një ngërç serioz institucional dhe prania e diplomacisë ndërkombëtare tregon për interesimin e shtuar të faktorit ndërkombëtar në zhvillimet e brendshme.