75 Mall Live Search
09:25 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / A. M.

14 vjet pa heroin Enver Zymeri – Haki Ismajli: Zëri yt mungon, por je kudo në ne

Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymeri. Në këtë përvjetor të dhimbshëm, polici i njohur Haki Ismajli ka ndarë një mesazh prekës në kujtim të bashkëluftëtarit të tij.

“Ne filluam si djem të rinj, plot ëndrra të mëdha, të veshur me uniforma që dukeshin paksa shumë të mëdha, por me zemra që nuk kishin vend për frikë. Fusha është e njëjtë, por zëri yt mungon. Ti nuk je më këtu, megjithatë je kudo – në çdo betim, në çdo dorë që mban pushkën me nder, je ti, Enver…”, ka shkruar Ismajli në një postim emocionues.

Enver Zymeri mbetet simbol i guximit dhe sakrificës për lirinë e atdheut, ndërsa kujtimi për të vazhdon të jetojë në zemrat e të gjithë atyre që e njohën dhe e nderojnë rrugën që ai la pas.