Zyrtare: Rodrigo De Paul i bashkohet Inter Miamit

Inter Miami ka bërë një lëvizje të madhe në këtë afat kalimtar.
Skuadra rozë, ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit, Rodrigo De Paul nga Atletico Madridi.
Argjentinasi do të ketë mundësinë që të luajë në nivel ekipor me bashkëlojtarin e tij te Argjentina, Lionel Messi.
Ai do t’i bashkohet Inter Miamit në formë huazimi me të drejtë blerjeje dhe po ashtu do të mbajë numrin 7 në fanellë.
De Paul, numëron 187 paraqitje me Atletico Madridin që kur ju bashkua në vitin 2021, duke shënuar plot 14 gola dhe 26 asistime.
Suksesin më të madhë e shijoi me Kombëtaren e Argjentinës, ku arriti të fitonte 2 Copa America, Finalissiman si dhe Kupën e Botës të vitit 2022./IndeksOnline/