75 Mall Live Search
10:46 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Shqipëria ngre dronët Bayraktar për të vlerësuar rrezikun nga vatrat e zjarrit, Vengu publikon pamjet

Shqipëria ka ngritur dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore për të kryer vlerësime mbi nivelin e rrezikut të vatrave të zjarrit që u përhapen për shkak të temperaturave të larta.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se ekupiazhi dhe efektivët janë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë ku ka nevojë dhe tha se përparësi kanë zonat e banuara.

“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet e dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territorin shqiptar, me përparësi në zonat e banuara”, shkroi Vengu.