75 Mall Live Search
11:50 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

“Date night” Oriola zyrtarizon lidhjen, ngre dyshime për fejesë (FOTO)

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimet e fundit në rrjetet sociale.

Në disa InstaStory të publikuara së fundmi, ajo ka lënë të kuptohet se është në një lidhje, duke e zyrtarizuar në mënyrë të tërthortë romancën e saj.

Oriola ka ndarë me ndjekësit pamje nga një mbrëmje romantike, duke treguar se ka qenë në një “date night” në shoqërinë e një mashkulli, megjithëse nuk ka zbuluar ende identitetin e tij.

Ajo që ka ngjallur edhe më shumë kuriozitet është një foto ku modelja shihet me një unazë në gishtin e dorës së majtë, gjë që ka shtuar dyshimet për një fejesë të mundshme.

Për momentin, Oriola nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar mbi këtë zhvillim, por ndjekësit e saj janë të bindur se diçka e rëndësishme po ndodh në jetën e saj personale./IndeksOnline/