75 Mall Live Search
11:53 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / L A

Bunjaku “braktis” Malishevën, vazhdon karrierën në Shqipëri

Sulmuesi kosovar, Fatjon Bunjaku bëhet me klub të ri.

23-vjeçari, ka vendosur të vazhdojë karrierën në Shqipëri, ku u zyrtarizua si lojtari i ri i Elbasanit.

Vushtrriasi, shihet si përforcim për Elbasanin e cila synon të mbes në Superiore.

Bunjaku, së fundi ishte te Malisheva ku bëri 33 paraqitje ku shënoi 5 gola dhe 3 asistime dhe së fundi kishte luajtur në garat evropiane./IndeksOnline/