75 Mall Live Search
13:27 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / FR

Ndahet nga jeta ish-pjestari i UÇK-së, Abedin Kodra

Ka ndërruar jetë Abedin Miran Kodra, një nga figurat e njohura të luftës dhe pasluftës në komunën e Skenderajt.

Ai ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së fundit dhe pas çlirimit vazhdoi të kontribuonte për komunitetin si pjesë e Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Kodra njihej për përkushtimin dhe humanizmin e tij, si në kohë lufte ashtu edhe në kohë paqeje.

Varrimi i tij do të bëhet sot, më 26 korrik, në ora 17:00, në Prekaz të Poshtëm./IndeksOnline/