Një javë na ndan nga “Sunny Hill”, në skenë ngjitet edhe Caboo

Një nga dj-të më të njohur në vend dhe ndërkombëtarisht, DJ Caboo, do të jetë përformues në festivalin madhështor, Sunny Hill Festival.
Caboo do të jetë në mesin e shumë emrave të njohur botërisht, përfshirë Dua Lipa, Shawn Mendes, Peggy Gou e Anyma, shkruan IndeksOnline.
Caboo, që tash e sa kohë ka krijuar një imazh të bukur për veten në botën e muzikës elektronike, pritet të sjellë një set këngësh në një nga tri ditët e festivalit.