75 Mall Live Search
19:23 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / MSH

Zjarret në rajonin e Mitrovicës/ Helikopteri i KFOR-it furnizohet me ujë në liqenin akumulues

Edhe helikopteri i KFOR-it është angazhuar në ndihmën për të fikur zjarret në Mitrovicë.

IndeksOnline raporton se nga zjarret e mëdha që kanë kapluar vendin, fatkeqësisht është prekur edhe rajoni i Mitrovicës.

Me këtë rast, një ekip i KFOR-it është angazhuar që, përmes helikopterit, të ndihmojë në fikjen e zjarreve.

Helikopteri i KFOR-it është hasur pranë liqenit akumulues në Mitrovicë, duke u furnizuar me ujë që do të dërgojë në vatrat e zjarrit.

Ndiqni më poshtë videon e plotë: