Pamje dramatike në aeroportin e Denverit, pas një problemi mekanik evakuohen urgjentisht pasagjerët

Një situatë emergjente ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit. Pasagjerët dhe ekuipazhi i fluturimit 3023 të American Airlines janë detyruar të evakuohen urgjentisht, për shkak të një problemi mekanik me pajisjen e uljes së aeroplanit.
Bëhet fjalë për një aeroplan të tipit Boeing 737 MAX 8, i cili kishte gjithsej 173 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se të gjithë u evakuuan në mënyrë të sigurt, falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit dhe autoriteteve të aeroportit, raporton IndeksOnline.
Sipas raportimeve zyrtare, një pasagjer është dërguar në spital për vlerësim të mëtejshëm, por nuk ka ende informacione për gjendjen e tij shëndetësore apo arsyen e saktë të evakuimit.
American Airlines ende nuk ka dhënë një deklaratë të detajuar lidhur me shkakun e incidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat. /IndeksOnline/
PAMJE: