Martohet vajza e Steve Jobs, dasma kushtoi 6.7 milionë dollarësh

Eve Jobs, vajza e bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, u martua me kampionin olimpik të hipizmit, Harry Charles.
Çifti u martua në Kishën e Shën Mikelit në fshatin anglez të Great Tew.
Të ftuarit e pranishëm shkëlqenin me fustane elegante dhe kostume zyrtare, dhe midis nëntë shoqërueseve të nuses me fustane sateni të kuq ishte edhe Jessica Springsteen, vajza e legjendës së muzikës Bruce Springsteen.
Lista e të ftuarve përfshinte shumë personazhe të famshëm si Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj Eduardo Mapelli Mozzi, Kamala Harris si dhe vajza e Bill Gates.
Eva mbërriti në ceremoni me makinë private 30 minuta me vonesë, dhe 45 minuta më vonë, ajo dhe Charles thanë “Po”-në e tyre.
Pas dasmës, çifti u largua nga kisha me një furgon luksoz Mercedes dhe u drejtua për në pritjen e dasmës.
Dasma e plotë, e cila kushtoi rreth afro gjashtë milionë euro, u organizua nga organizatori i famshëm i eventeve Stanley Gatti. Një burim pranë çiftit zbuloi për gazetën Sun se ishte një ngjarje shoqërore që nuk do të mbahet mend dhe se e kishte kthyer përmbys të gjithë Oxfordshire-in.
Eve dhe Charles konfirmuan lidhjen e tyre gjatë Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ku atleti britanik fitoi medaljen e artë. Eve, e cila është vetë një hipiste dhe modele e suksesshme, e mbështeti atë nga tribunat.
Çifti është në një lidhje që nga viti 2022. Pas suksesit të tij olimpik, Charles i tha revistës Tatler se mezi pret të kalojë kohë me të dashurën e tij.