75 Mall Live Search
23:26 / E Diele, 27 Korrik 2025 / FR

Policia nuk ndalon kërkimet as gjatë natës për 33-vjeçarin që dyshohet se u mbyt në Ujman

Ekipet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, bashkë me njësitë e kërkim-shpëtimit, janë duke vazhduar edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të një 33-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, 33-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura dhe që nga ajo kohë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.

Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të gjetur trupin e të zhdukurit, ndërsa rasti ka shqetësuar edhe komunitetin lokal.