75 Mall Live Search
08:35 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / L A

Joao Felix mbërrin në kampin stërvitor të Al-Nassrit

Joao Felix do të jetë lojtari më i ri i Al-Nassrit.

Felix, pas aventurave të dështuara me Chelsean dhe Milanin, ai do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, ku do të luajë me bashkëkombësin e tij, Cristiano Ronaldo.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, portugezi shihet në kampin ku po qëndron skuadra arabe, në periudhën parasezonale.

Felix, ishte shumë afër rikthimit te ish-skuadra e tij, Benfica por ishte Al-Nassr ajo që arriti të bindtte portugezin.

Felix, në sezonin e kaluar bëri 41 paraqitje me Chelsean dhe Milanin, ku shënoi 10 gola dhe 3 asistime./IndeksOnline/