Futbollistja e Anglisë tregon se kishte luajtur të gjithë Evropianin me këmbë të thyer

Anglia është shpallur për herë të dytë kampione e Evropës.
“Luaneshat”, mposhtën kampionen botërore Spanjën në finalen dramatike të Baselit, duke fituar titullin për herë të dytë radhazi.
Njëra nga heroinat e Anglisë, ishte veteranja 33-vjeçare Lucy Bronze, e cila ishte kyç në mbrojtjen e këtij titulli.
Madje anglezja tregoi se kishte luajtur të gjithë Evropianin me këmbë të thyer, e cila e njoftoi këtë në një intervistë të shkurtër me BBC-në.
“Kjo është arsyeja pse mora shumë lëvdata nga vajzat pas ndeshjes me Suedinë, pasi kam pasur shumë dhimbje. Nëse kjo është ajo që duhet për të luajtur për Anglinë , këtë do të bëj”, deklaroi Bronze.
Ndeshja e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1-1, me golat e Caldentey që shënoi për “La Roja” dhe Russo për Anglinë.
Rezultati u vendos përmes penalltive e cila u mbyll 3-1 me lojtaren e Arsenalit, Chloe Kelly, që shënoi penalltinë fituese./IndeksOnline/