75 Mall Live Search
09:48 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / FR

Lipjan: Gjendet një armë zjarri në tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën rreth orës 10:26, është parë një armë zjarri në tokë në Lipjan.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar armën.

Ndërsa rasti ka nisur të hetohet.

“Lipjan 27.07.2025-10:26.  Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në tokë kishte parë një armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë sekuestruar armën, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/