75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / k.v

Konflikti mes qytetarëve përfundon me sulm ndaj një polici në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar për një incident të ndodhur të dielën në mesditë në Prishtinë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar, pas një përleshjeje fizike mes tyre.

Sipas raportit zyrtar, gjatë ndërhyrjes së policisë për të qetësuar situatën, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Gjatë kontrollit ndaj njërit prej të dyshuarve, është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë). Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

Rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, dhe po trajtohet nga organet kompetente.