Arrestohen 3 persona pasi u përleshën mes vete në Viti, sekuestrohet një armë dhe një thikë

Të dielën rreth orës 16:00 ka ndodhur një përleshje fizike në mes disa personave në Viti.
Sipas njoftimit të policisë, janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që ata dyshohet se ishin përleshur fizikisht në mes vete.
Ndërsa njësiti policor ka konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajte, ndërsa njëri është liruar me procedurë të rregullt.
“Viti 27.07.2025-16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete. Njësiti policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një armë zjarri dhe një thikë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/