Pritjet për të hyrë në Kosovë, deri në 30 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se në pikën kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë vijojnë deri në 30 minuta.
Deri në 20 minuta vijojnë pritje në Jarinje, derisa deri në 15 minuta pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Pikat e tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të lartë të pritjeve.
