Sveçla shkon në Ujman, bisedon me KFOR-in amerikan

Deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka shkuar te liqeni i Ujmanit ku po vijon kërkimi i trupit të të riut që dyshohet të jetë mbytur në ujë.
Portali “Dukagjini” publikoi fotografi ku shihet Svela me ushtarakë të KFOR-it amerikan që po qëndrojnë në vend të ngjarjes.
FSK ka marrë leje nga KFOR-i për të angazhuar njësitet e veta të kërkim-shpëtimit në gjetjen e trupit të të riut 33 vjeçar që dyshohet të jetë mbytur të dielen.