Mbi 65 mijë tifozë të pranishëm në paradën e Kombëtares Angleze të femrave pas triumfit në Evropian

Kombëtarja e Anglisë e femrave ka arritur një tjetër sukses historik.
“Luaneshat”, arritën të mbrojnë titullin e Evropianit, pasi triumfuan ndaj Spanjës në finalen e madhe që u mbajt në Basel të Zvicrës.
Në rikthimin e tyre, ato u pritën si heroina nga tifozët vendas në paradën e fitores, që u organizua gjatë ditës së sotme.
Thuhet se mbi 65 mijë tifozë ishin të pranishëm në këtë paradë që u mbajt në kryeqytetin anglez.
Kujtojmë se Anglia, kishte mposhtur kampionen e botës Spanjën, në finale pas gjuajtjeve të penalltive./IndeksOnline/