75 Mall Live Search
08:01 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / MSH

Sot dita e fundit që bizneset furnizohen me energji nga KEK-u

E mërkura shënon datën e fundit që Korporata Energjetike e Kosovës do t`i furnizojë me energji elektrike të gjitha bizneset që nuk kanë gjetur furnizues në treg të hapur.

Pas 30 korrikut, Korporata Energjetike ka njoftuar se përfundon furnizimin me energji si furnizuesi i mundësisë së fundit, që ka nisur që nga 1 qershori.

Rrjedhimisht, pas kësaj date, të gjithë konsumatorët që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë furnizues të licencuar, do të mbesin automatikisht pa furnizim me energji elektrike nga furnizuesi i mundësisë së fundit.