Merdar: Policia ndalon shoferen që kishte marihuanë me vete

Mbrëmë rreth orës 21:45, policia kufitare, në bashkëpunim me oficerët doganorë, ndaluan një veturë me targa të tuaja në pikëkalimin kufitar- Merdar.
Vetura po drejtohej nga një femër, shtetase e huaj dhe dyshohej se në të kishte substanca narkotike, shkruan IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se në veturë u gjeten dhe sekuestruan 1.46 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, që i përkisnin të dyshuarit mashkull kosovar.
“I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është iniciuar si: “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./IndeksOnline/