75 Mall Live Search
10:43 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / L A

Leverkuseni gjen “10-shin” e ri

Bayer Leverkuseni ka një numër 10 të ri pas largimit të Florian Wirtz-it.

Nënkampionët gjermanë, kanë vendosur t’ia besojnë këtë numër, amerikanit të sapo transferuar nga PSV-ja, Malik Tillman.

Këtë e bënë të ditur përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të klubit gjerman.

Se a do të jetë po aq i suksesshëm sa gjermani mbetet të shihet, me Leverkusenin që po shkon drejt një faze transicionale pas largimit të yjeve si Wirtz, Frimpong, Tah dhe së shpejti Granit Xhaka.

Tillman, bëri transferimin e tij nga kampionët holandez për 40 milionë, ku i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare./IndeksOnline/