Parandalohet një rast i shmangies nga taksat doganore

Njësitet patrulluese të policisë kufitare, dje në Han të Elezit kanë ndaluar një automjet të dyshuar me targa të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Drejtuesit të automjetit, përkundër pohimit se nuk ka asgjë për të deklaruar te zyrtarët doganorë, pas ndaljes dhe gjatë kontrollit të detajuar në bagazh, i është gjetur sasi prej 3,780 copë – çorapësh të markave të mbrojtura tregtare si Nike dhe Adidas.
Gjithashtu, në pjesën e përparme të automjetit (në sirtarin e pasagjerit) janë zbuluar edhe 47 thika gjahu me këllëfe për të cilat nuk është paraqitur asnjë dokumentacion shoqërues, transmeton IndeksOnline.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “Shmangie nga taksat doganore”. Mallrat e dyshuara konfiskohen përkohësisht dhe i dorëzohen Doganës se Kosovës, automjeti është liruar, ndërsa personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.