Ish-trajneri i Interit e bën heroin, shpëton dy vajza në det nga mbytja

Andrea Stramaccioni, një hero. Ish-trajneri i Interit, tani komentator për Dazn-in, shpëtoi dy vajza nga Bolzano, të moshës 17 dhe 19 vjeç , nga mbytja më 28 korrik në det.
Stramaccioni po kalonte pushimet në Gargano, Puglia, me familjen e tij, dhe kur i pa dy vajzat në vështirësi, nuk mendoi dy herë.

Për gjestin e tij, atij iu dha fanella e kuqe e rojës bregdetare italiane.
“Kishte dy vajza që tundnin dorën dhe bërtisnin, kështu që u ngrita dhe u drejtova shpejt drejt ujit. E ndjeva menjëherë rrezikun. Rojat bregdetare nuk do t’ia kishin dalë kurrë vetëm. Rojtari i plazhit hyri në ujë pa asgjë, as jelekë shpëtimi dhe as litarë, si unë. Ai më tha të shkoja drejt vajzës së parë, asaj më të madhes, ndërsa ai do të përqendrohej te tjetra”, tha ai./Ineksonline/