Aliu: Stadiumi i dytë në Shtime po bëhet

Sportdashësit e qytetit të Shtimes shumë shpejt do të kenë në dispozicion edhe stadiumin ndihmës, një investim madhor për zhvillimin e sportit dhe gjeneratave të reja.
Qemajl Aliu, kryetar i Komunës së Shtimes, ka bërë të ditur se stadiumi i ri do të ndërtohet aty ku gjendej stadiumi historik i Lagjes së Pajtimit.
“Punimet do të nisin së shpejti dhe do të realizohen përmes partneritetit me Federatën e Futbollit të Kosovës, ku sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi në vlerë investimi mbi 310 mijë euro.
Falënderoj kryetarin Agim Ademi dhe FFK-në për gatishmërinë dhe partneritetin në këtë projekt të shumëpritur nga sportdashësit e komunës tonë. Shtime do të bëhet epiqendër e sportit me kushtet më të mira për sportistët tanë.”