75 Mall Live Search
20:11 / E Premte, 01 Gusht 2025 / Burim

Përditësohen të dhënat, kaq po presin mërgimtarët për të hyrë e dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur se mërgimtarët po presin deri në 1 orë në pikën kufitare të Muçibabës.

Po në këtë pikë po pritet 1 orë e 20 minuta për të dalë nga vendi.

Derisa gjendje përafërsisht e njëjtë është edhe të Dheu i Bardhë, ku pritjet si për të hyrë në Kosovë, ashtu dhe për të dalë, vijojnë nga 30 deri në 40 minuta. /IndeksOnline/