75 Mall Live Search
13:12 / E Shtunë, 02 Gusht 2025 / L A

Lookman i zhgënjyer me Atalantën, lojtari bën “unfollow” faqet e ekipit

Sulmuesi nigerian, Ademola Lookman do të largohet nga Atalanta gjatë kësaj merkatoje.

Lookman, pati interesim nga nënkampionët italian, Interi për ta shtuar si përforcim në sulm.

Por oferta 45 milionë euro nga “Zikaltrit”, u refuzua nga klubi bergamask duke zemëruar kështu nigerianin.

Lookman, i cili tashmë ka një marrëveshje me Interin për një pagë prej 4.5 milionë euro deri në vitin 2030, ka hequr nga Instagrami të gjitha fotot me fanellën e Atalantës dhe nuk e ndjek më klubin bergamask.

Për më tepër, ka hequr edhe përshkrimin si “lojtar i Atalantës” nga profili i tij.Lookman po bën gjithçka që të sigurojë transferimin e tij te nënkampionët e Europës këtë merkato./IndeksOnline/