75 Mall Live Search
19:45 / E Diele, 03 Gusht 2025 / Burim

Rashford i bindur se Barcelona do të gjejë para për ta regjistruar atë

Marcus Rashford është i bindur se Barcelona do të gjejë paratë e nevojshme për të përfunduar regjistrimin e tij, ndërsa me shaka vendos një objektiv prej 100 golash.

Reprezentuesi anglez Rashford ka përfunduar një transferim në Katalonjë me një marrëveshje fillestare huazimi nga gjigantët e Premier League, Manchester United. Ai është i kënaqur që e gjen veten përkrah lojtarëve si Lamine Yamal, Robert Lewandowski dhe Raphinha, raporton “Goal”.

27-vjeçari ka qenë duke u rikthyer në formë në parasezon, me premtimin se do japë edhe më shumë nga vetja teksa po e rizbulonte atë “shkëndijë e humbur”. Megjithatë, Barcës ende i duhet ta regjistrojë atë në La Liga para se të fillojë sezoni 2025-26.

Kjo ka qenë një problem për Blaugranët kohët e fundit, mes vështirësive financiare tashmë të njohura, me lojtarë si Dani Olmo që janë përballur me pyetje se sa kohë do të lejohen të luajnë.

Rashford beson se çdo problem do të zgjidhet shpejt. Ai i tha “Mundo Deportivo” gjatë një turneu veror në Azi: “Mendoj se është diçka që klubi duhet ta zgjidhë dhe jam i bindur se do të ndodhë. Jam i përqendruar në stërvitje dhe në përgatitje për fillimin e sezonit”.

I pyetur se sa gola synon të shënojë në sezonin e tij debutues me Barcën, Rashford tha: “100! Sa më shumë që të mundem. E di që do të jetë ndryshe për mua të luaj në një vend tjetër dhe në një stil tjetër futbolli, por e pranoj sfidën. Do të përpiqem të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur”.

Rashford ka thënë se mund të “luajë në pozicione të ndryshme” dhe “të shënojë gola nga të gjitha zonat e fushës”, meqë ende nuk është përcaktuar se ku do të zë vend ai në formacionin e Hansi Flick.