75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / L K

Dikur yll i madh në La Liga, ish-reprezentuesi i Spanjës bëhet trajner në moshën 32- vjeçare

Njëmbëdhjetë muaj më parë ai nënshkroi kontratën e tij të fundit si futbollist profesionist në Argjentinë te San Lorenzo. Kjo doli të jetë aventura e fundit si futbollist për Iken Muniain.

Ish-ylli spanjoll, legjenda e Athletic Bilbaos tani ka nisur një eksperiencë të re.

Muniain ka nënshkruar me skuadrën pak te njohur spanjolle, CD Derio, që garon në Ligën e pestë spanjolle.

“Është e mrekullueshme. Jam i lumtur dhe do të vazhdojmë ta shijojmë këtë proces. Jemi të gjithë në të njëjtën linjë dhe po punojmë në aspektet në të cilat secili prej nesh duhet të punojë”, ka thënë ai./Indeksonline/